Maliq, fermerët nuk shesin dot grurin, çmimi përtokë! Thatësira dhe mungesa e tregut godasin prodhuesit
Në Maliq ka nisur korrja e grurit, por fermerët përballen me çmime të ulëta dhe mungesë tregu, duke mos mbuluar dot as koston e prodhimit. Ata thonë se çmimi është vetëm 26 lekë për kilogram, shumë larg pritshmërive dhe kostos. Problem edhe uji për vaditje. Drejtoria e Bujqësisë i këshillon që ta ruajnë në magazina, me shpresën e rritjes së çmimit më tej
12 Korrik, 17:29