‘Inflacioni vijon rënien’, BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 2.75%! Sejko: Tensionet tregtare të huaja, rrezik për ekonominë
Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%, për shkak se inflacioni ka vijuar rënien ndërkohë që ekonomia dhe punësimi po rriten. Në konferencë për shtyp guvernatori Gent Sejko theksoi se janë shtuar pasiguritë ekonomike për shkak të tensioneve tregtare ndërkombëtare, referuar vendimeve të fundit të Presidentit Donald Trump.