Kosova & Rajoni

Osmani priti të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA në Kosovë, në fokus të diskutimeve ngërçi politik dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovë-SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati, duke diskutuar për çështje të bashkëpunimit bilateral dhe avancimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. Ata gjithashtu biseduan për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë konsultimet për konstituimin e Kuvendit pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

2 Korrik, 21:53