A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?
Kamera të prodhuara nga një kompani kineze, e cila së voni u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përdoren në vendvotimet për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Kompania kosovare që furnizoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me to thotë se nuk ka shqetësime të sigurisë për kamerat, të cilat, sipas saj, janë në përputhje me kërkesat e sigurisë të SHBA-së dhe të Kosovës
7 Shkurt, 12:11