Kush është Albana Boksi, gjyqtarja shkodrane që do të shqyrtojë rekursin e çështjes Veliaj?
Albana Boksi, një nga gjyqtaret më me përvojë në Gjykatën e Lartë, do të jetë pjesë e trupës që do shqyrtojë çështjen ndaj Erion Veliajt, në një kohë kur emri i saj është lidhur me vendimmarrje të rëndësishme në sistemin e drejtësisë penale. Emri i saj është përmendur shpesh për çështjen e njohur si ‘El Clasico’, një hetim i madh për korrupsion në sistemin gjyqësor që preku gjyqtarë dhe prokurorë të lartë.
15 Qershor, 22:38