'Rihapet' dosja e 'spiunëve rusë' që u futën në uzinën e Gramshit, Gjykata i kthen dosjen Prokurorisë për plotësim
Gjykata e Elbasanit i ktheu për plotësim hetimesh Prokurorisë, dosjen e dy rusëve dhe një ukrainasi, të cilët u kapën në uzinën e armëve në Gramsh, pas përplasjes me rojet ushtarakë. Vendimi u mor tre ditë me parë, në seancën paraprake gjyqsore, ku organit akuzues iu la afat kohor deri ne fund te muajit maj. Tre të huajt po hetohen nga organi i akuzës pa masë sigurie
14 Mars, 12:54