Kronikë

Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij

Mes dyshimeve se ka abuzuar me detyrën duke kryer veprime korruptive në favor të vjehrrit të tij, GJKKO ka pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Sarandës, Kledian Llaho. Ndaj tij, SPAK ka nisur hetim për korrupsion. Llaho është në hetim disiplinor edhe nga ILD, pasi ka zvarritur hetimet e një çështjeje dhe se me dashje s'ka zbatuar një vendim gjykate.

16 Janar, 11:10