DOSJA PARTIZANI / Ja pikat kryesore që familja Berisha kundërshton nga akuzat e ngritura nga SPAK
Familja Berisha kundërshton një sërë elementesh të përfshira në dosjen prej 500 faqesh që SPAK ka përpiluar në përfundim të hetimeve mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, dhe që sipas prokurorisë përmban provat kundër Sali Berishës, i akuzuar për korrupsion pasiv, dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, i akuzuar për bashkëpunim në korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Arsyet kryesore e familjes, të cilat parashikohen të jenë edhe linja e mbrojtjes që do të shprehet gjatë gjyqit, janë përmbledhur nga Argita Berisha në këtë intervistë për gazetën Panorama.
23 Shtator 2024, 14:50