Politikë

Diaspora e Greqisë mban në ‘ethe’ kandidatët! Rivalitet në 4 qarqe brenda dhe mes PS-PD! Në Tiranë garë mes Xhaçka-Gjylameti dhe Rakipi-Qefalia! Në Kukës Çela ia merr Shehut

Ndërsa gara për partinë duket se po vijon vetëm në qarkun e Fierit, edhe pse nuk pritet të ketë ndryshim mandati, të gjitha qarqet e tjera kanë vazhduar të numërojnë votën preferenciale të kandidatëve. Garë në Korçë mes kandidatëve të dy partive të mëdha, në Kukës Isuf Çela ia merr mandatin Shkëlqim Shehut me 64 vota mes demokratëve. Në Lezhë garë mes socialistëve dhe në Tiranë mes dy burrave të PS për një mandat dhe dy grave po socialiste për mandatin tjetër! Te PD duket e mbyllur, Tabaku shumë larg Alimemetit

17 Maj, 20:22