Familja rome me 3 fëmijë fle në lulishten e Sarandës! Apelon nëna e tyre: Dua vetëm t’i strehoj, i kam të sëmurë! Bashkia: I ofruam bonus qiraje, nuk solli kontratë
Në Sarandë, një familje rome me tre fëmijë, prej një viti qëndron në lulishte, pa një strehe mbi kokë. Bashkia u ka ofruar bonus qiraje me vlerë 17 mijë lekë në muaj, por ata nuk kanë arritur të sigurojnë një kontratë qiraje. Në këto kushte, enden rrugëve pa shtëpi e pa të ardhme.
15 Shtator, 19:19