Denoncimi: Hapet 3 km rrugë në pyllin pranë Kishës së Laçit! Bashkia për Report Tv: S'e dimë autorin... bëmë kallëzim
Opozita në Kurbin denoncon dëmtimin e një sipërfaqe të madhe pyjore dhe hapjen e një rruge të paligjshme, afro 3 kilometra, në zonën e mbrojtur pranë Kishës së Shna Ndout në Laç. Në një reagim për Report TV, Bashkia Kurbin konfirmon se ka bërë kallëzim penal dhe se çështja është tashmë në hetim nga Prokuroria e Lezhës.
19 Korrik, 13:06