-
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë shtunë një takim me qytëtarë të Gramshit për të prezantuar kandidatët për deputetë dhe programin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e 11 majit.
3 Maj, 13:11 -
Berisha në Peqin: Vendi është bërë i pajetueshëm! Fermerët kanë mbështetje mizerabël! Rrogat e zyrtarëve janë 14-15 herë më të larta se rroga minimale
3 Maj, 11:39Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon këtë të shtunë një takim me qytetarë të Peqinit, për të prezantuar kandidiatët për deputëtë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun Elbasan, si dhe programin elektoral të kësaj bashkësie partish politike.
-
Tomor Alizoti: Rama të dalë në debat me mua, se e ha të gjallë! Ka plasur xhelozia për dashurinë mes meje dhe Berishës (VIDEO)
3 Maj, 11:28Tomor Alizoti ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke përdorur shprehjen e tij të famshme tashmë, se e ha të gjallë.
-
E dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Elbasan 47-vjeçarja me dy identitete (VIDEO)
3 Maj, 09:30Një 47-vjeçare e dënuar në Itali me mbi 9 vjet burgim, si pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, është arrestuar në Elbasan.
-
'PS na mori të dhënat', policia rrëzon demokratët pas vjedhjes së zyrës elektorale të PD në Cërrik! Në pranga hajduti me precedent dhe një tjetër
2 Maj, 19:31Partia Dekomratike fajësoi socialistët për vjedhjen e zyrës elektorale në Cërrik, ndërsa policia hodhi poshtë këto pretendime. Mbrëmjen e së premtes u arrestuan dy personat përgjegjës për vjedhjen e kompjuterit, që nuk kanë lidhje me fushatën elektorale.
-
VIDEO/ Rruga mespërmes fshatit, banorët e Hotolishtit protestojnë me ‘arkivol’, përplasen dhe me Policinë: Të bëhet tuneli, na ndan më dysh dhe na prish fshatin
2 Maj, 13:58Banorët e Hotolishtit në Librazhd protestuan sot për rrugën e re që kalon mespërmes fshatit të tyre dhe që bëhet burim aksidentesh dhe rreziku për jetët, por që u shemben edhe banesat, teksa fshati ndahet më dysh. Ata kërkojnë ndërtimin e një tuneli si zgjidhje. Përplasen me policinë, pasi uniformat blu nuk i lejuan të bllokohej rruga. Në protestë edhe fëmijët e shkollës, krijohet trafik mjetesh
-
PAMJET/ I dënuar me burg përjetë, Florenc Çapja ekstradohet nga Dubai nën masa të rrepta sigurie! I forti i Elbasanit akuzohet se porositi tre vrasje
2 Maj, 12:38Pas përpjekjeve disavjeçare, një nga emrat më të njohur të botës së krimit, Florenc Çapja u ekstradua këtë pasdite nga Dubai në Tiranë. Nën masa të rrepta sigurie, ai u mor në dorëzim nga autoritetet shqiptare dhe tanimë do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm për porositjen e vrasjes së babë e bir në 2012, Nezir dhe Gentian Beqirit.
-
Dinamo ngriti Kupën e Shqipërisë në finalen kundër Egnatias, Daja: Jemi në histori! Tetova: Nuk fitoi ekipi më i mirë
2 Maj, 11:00Dinamo mposhti Egnatian në finalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa pas ndeshjes kanë folur trajnerët Edlir Tetova dhe Ilir Daja.
-
Vidhet zyra elektorale e PD në Cërrik, 2 në pranga! Kërcënon kandidati i Berishës: I vëmë zjarrin zyrave të PS, mund ta çojmë konfliktin më keq se në 2021
2 Maj, 09:31Partia Demokratike nga Cërriku akuzoi socialistët si fajtorë të vjedhjes në një nga zyrat e saj elektorale. Kandidati Aurel Bylykbashi përdori tone kërcënuese, kur solli në kujtesë vrasjen e simpatizantit socialist Pjerin Xhuvani në Elbasan në vitin 2021, nga mbështetësit demokratë të Gazment Bardhit.
-
Zgjedhjet/ Arbjan Mazniku në Report Tv: PS në Elbasan synon 9 mandate, PD lobim në SHBA për hallin e liderit të saj! Ku janë gjetur paratë?
1 Maj, 17:49Drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan Arbjan Mazniku, ka deklaruar se PS në Elbasan do të marr 9 mandate. Ai iu përgjigj edhe sulmeve të Tomor Alizotit se PD i cili kërcënoi PS duke thënë ‘Do t’ju hamë të gjallë’. Mazniku tha se Alizoti përdorur një gjuhë moçali tipike të kënetës.
-
VIDEO/ ‘Janë larguar 1 milionë lekë të rinj’, fjalimi ‘madhështor’ i kreut të PD së Belshit! Berisha i ‘ngjit sëmundjen’
1 Maj, 13:57Takimi i Sali Berishës me elektoratin në Belsh, Dumre dhe Cërrik nuk ka kaluar pa momente pikante dhe këtë herë nuk ishte kreu i PD-së që “u bë lëmsh”, por duket se ‘kjo sëmundje ngjitëse” i kaloi kryetarit të degës së Belshit, Bedri Qypi.
-
'Proda Matrix-i të mos i prekë zgjedhjet!' Berisha nga Belshi: Për çdo votë të vjedhur 1 vit burg, administrata larg patronazhistëve
1 Maj, 13:03Kryetari i PD ka vijuar turin e tij elektoral në fushatën përmbyllës në qarkun e Elbasanit, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Takimi i radhës pas Librazhdit dhe Prrenjasit ishte Belshi, Dumreja dhe Cërriku. Premton se do u kthejë paratë qytetarëve që ua ka vjedhur qeveria "Rama", teksa është bërë publike kontrata e lobimit të PD-së në SHBA dhe ende mbetet mister se nga u gjetën ato para: 'Do i bëjmë Belshin, Dumrenë dhe Cërrikun madhështorë!'
-
Sot finalja e Kupës së Shqipërisë! Egnatia për vazhdimësinë, Dinamo për lavdinë e zbehur! Tetova: Jemi 'të dënuar' për fitore
1 Maj, 12:06Këtë të enjte (1 maj) në orën 18:00 në "Elbasan Arena" do luhet ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos, për edicionin e 73-të të këtij turneu.
-
VIDEOLAJM/ Momenti kur Berisha bëhet ‘lëmsh’ në podium: Tomor Alizoti, kreu i qarkut të Beratit... më falni, i qarkut të Elbasanit!
1 Maj, 11:59Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi sot një miting elektoral për zgjedhjet e 11 majit në Librazhd-Prrenjas, ku nuk munguan as gafat.
-
‘Do t’ju hamë të gjallë...!’ Alizoti 'kërcënon' PS: Mundëm baballarët tuaj që kishin tanke e ushtri, analfabetë e maskarenj! Doktor jepi, se ty të kanë më shumë frikë (VIDEO)
1 Maj, 11:51Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Tomor Alizoti, të cilit Sali Berisha ia ngatërroi pozicionin e detyrës elektorale gjatë fjalës së tij në nisje, kërcënoi mazhorancën nga podiumi në mitingun përmbyllës në Librazhd-Prrenjas, se “do i hanin të gjallë”.
-
Berisha nga Elbasani: Denoncova Ramën në PPE, regjimi i tij armik i egër i votës së lirë! ‘Patronazhistët’ terroristë kriminalë
1 Maj, 11:15Pas samitit të PPE në Spanjë, Sali Berisha e përsëriti edhe në takimet elektorale në qarkun e Elbasanit qëndrimin e tij se krimi po ndërhyn në zgjedhje. Paralajmëron shpalljen terroriste të organizatës së Suel Çelës dhe të bandave të tjera
-
Shpërthim me tritol në një apartament në Elbasan, pronari inskenoi ngjarjen që të përfitonte azil në BE! Arrestohet duke u arratisur, nipi rrëfeu skemën (EMRI+VIDEO)
1 Maj, 07:08Burime zyrtare bëjnë me dije se pronari ka inskenuar ngjarjen që të përfitonte azil në BE. Policia zbardh ngjarjen pas shoqërimit të nipit. Xhaxhai po përpiqej të ikte me familjen në Greqi, për të kërkuar azil, pas shpërthimit me tritol në banesë. Policia zbardh detaje nga operacioni i koduar 'Inskenimi', informacione edhe nga inteligjenca informative
-
Makina përplaset me autobusin në aksin Elbasan-Peqin (VIDEO)
30 Prill, 08:07Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Vidhas.
-
Pogradeci sfidon KF Tiranën për një vend në Superligë
29 Prill, 10:28KF Tirana - Pogradeci, kjo do jetë finalja që në fund do vendos se cila nga dy skuadrat do luajë sezonin e ri në Superligën e futbollit.
-
Luca lutet në xhami për fitoren e kandidates socialiste Edlira Dyrmishaj më 11 maj: Do përfaqësojë në parlament shpirtin dhe logjikën e pastër të besimit të vërtetë (VIDEO)
26 Prill, 15:23Biznesmeni Gjergj Luca ka ndarë në rrjetet sociale një video nga xhamia e Kalasë së Elbasanit, më anë të cilës përshëndet hoxhën Ahmed Kalaja duke treguar njëkohësisht se është lutur për fitoren më 11 maj të Edlira Dyrmishaj, kandidates për deputete të Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, që me profesion është psikologe.
-
Përfshihet në aksident autobusi i ekipit të Skënderbeut, dy volejbolliste në urgjencën e Prrenjasit! Shtyhet ndeshja kundër Tiranës (VIDEO)
26 Prill, 12:13Dy volejbolliste të ekipit të Skënderbeut kanë përfunduar në urgjencën e spitalit të Prrenjasit për të marrë ndihmë të specializuar, pas aksidentit automobilistik.
-
Goditen 2 raste të trafikimit të drogës me postë nga SHBA në Tiranë e Elbasan, sekuestrohen 7.7 kg kanabis! 1 i arrestuar, 1 në kërkim (EMRAT)
26 Prill, 09:33Goditen 2 raste të trafikimit të kanabisit me origjinë nga SHBA, në Tiranë dhe Elbasan, 2 operacione brenda 24 orëve të Antidrogës së Tiranës, duke sekuestruar 3 pako me një total prej 7.7 kilogramësh kanabis sativa me përqindje të lartë THC.
-
Mori para për të favorizuar një ndërtim pa leje, GJKKO dënon ish-kreun e IMT Elbasan Andri Mehja me 2 vite burg! 3 vite për punonjësin e INUV Gentian Bako
25 Prill, 17:23GJKKO ka dënuar ish-kreun e IMT Elbasan, Andri Mehja me 2 vite burg për korrupsion që i konvertohet në 4 vite shërbim prove, pasi mori para për të favorizuar një ndërtim pa leje. Po ashtu, GJKKO ka dënuar me 3 vite burg për korrupsion edhe Gentian Bakon, punonjës i INUV në Elbasan, dënim i cili i konvertohet në 4 vite shërbim prove.
-
Rama batuta nga Elbasani: Ne të tallavasë jemi, kurse ata dëgjojnë Beethoven me Vrenozin në krye! 71 mandate i kemi të garantuara
24 Prill, 18:51Rama nga Elbasani tha se 71 mandate janë të garantuara për forcën e tij politike, duke u kërkuar grave dhe vajzave të pranishme që të punojnë për një fuqi më të madhe. Kryesocialisti ironizoi opozitën duke thënë se ‘forca e tij politike është e tallavasë kurse ata dëgjojnë opera me Vrenozin në krye’ duke i referuar demokratëve. Më pas Rama ka ftuar në skenë dhe një socialiste të vjetër, të cilës i ka shprehur mirënjohjen që ajo ka qenë pranë PS-së në ditë të vështira.