TIRANË- Vijon prej orësh procesi i numërimit të votave në për zgjedhjet e 11 majit dhe rezultatet parapake tregojnë se shqiptarët i kanë besuar sërish kryeministrit Edi Rama një mandat të katërt. Procesi i votimit që vijon prej orësh, tregon se Edi Rama po vijon i sigurt drejt mandatit të katërt me 52.5% të votave, që deri më tani përkthehet në 82 mandate. Deri më tani janë numëruar 68% e Qendrave të Votimit, ose 3578 nga 5225 në total.
Rezultatet paraprake tregojnë një rënie drastike të PD dhe aleatëve pothuajse në gjithë vendin, madje socialistët kanë përmbysur rezultatin deri më tani edhe në Dibër. Berisha renditet forcë e dytë, me 34.1% të votave ose 52 mandate, nga 63 në vitin 2021 (59 të PD dhe 4 të LSI).
Partia Socialdemokrate ka marrë 3.6% dhe siguron 3 mandate, njëjtë si në2021. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.6% dhe merr 1 mandat. Partia Mundësia me 2.9%, që i përkthehet në 1 mandat. Po ashtu, edhe Lëvizja Bashkë me 1.3% dhe merr 1 mandat. Forcat e tjera politike: Partia Koalicioni Euroatlantik me 1.2%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 0.4%, Partia Aleanca Demokracia e Re me 0.1%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare me 0.2% dhe Lëvizja Atdheu me 0.1%.
Rezultatet paraprake nga qarku më i madh elektoral, Tirana, tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 117793 vota, ose 48% të totalit të votave të numëruara deri tani, duke siguruar 19 mandate. Në vend të dytë renditet Koalicioni i Berishës me 86137 vota (34.9%) dhe 14 mandate. Një rënie drastike duke humbur kështu 3 mandate dhe zbret nga 17 që kishte në 2021 në vetëm 14 mandate.
Sipas këtyre rezultateve paraprake, mandate në Tiranë kanë siguruar edhe: Partia Socialdemokrate me 3.4% – 1 mandat, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.1%-1 mandat. Lëvizja Bashkë me 2.7% – 1 mandat.
Surpriza për socialistët është në Dibër, ku kemi një përmbysje të rezultatit dhe një rritje historike të PS. Partia Socialiste nën udhëheqjen e Edi Ramës ka përmbysur rezultatin dhe deri më tani merr 3 mandate me 56.5% të votave. PD zbret nga 3 mandate që kishte në 2021, në vetëm 2 mandate. Përmbyset rezultati edhe në Lezhë në favor të PS. Deri më Tani, PS merr 4 mandate 44.3% të votave, ndërsa PD zbret në 3 mandate me 43.5% të votave.
Rritja në gjithë vendin, i ka 'dhurua'r PS 2 mandate plus në qarkun e Elbasanit. Me 61% të votave, PS merr 10 mandate nga 8 që kishte në 2021, ndërkohë PD me aleatët zbresin nga 6 mandate në vetëm 4 me 29% të votave, një rënie me 12% krahasuar me vitin 2021.
Fitore e thellë për PS edhe në qarkun e Fierit, ku sipas rezultateve PS merr 12 mandate, një fitore e thellë në këtë qark, ku PS në vitin 2021 mbante vetëm 9 mandate. Berisha me aleatët zbresin nga 7 mandate në qarkun e Fierit në 4 mandate me 25.2% të votave, një rënie me 26.6%.
PS rritet në Shkodër me 1 mandat dhe shkon nga 3 në 4 me 35.5% të votave. Berisha bie edhe në bastionin e tij, ku sipas rezultateve deri më tani humb një mandat dhe shkon nga 6 në 5 mandate me 40.2% të votave. PSD e Tom Doshit ruan 2 mandatet.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale në rang kombëtar
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban epërsinë me 107449 vota ose 48.2% të totalit, duke fituar për momentin 19 mandate nga 18 të siguruara në vitin 2021. Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 78029 vota ose 35% të totalit dhe ka siguruar 14 mandate. PD ka pësuar një rënie prej -10.1% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur kishte marrë 45.1% dhe 17 mandate.
KQZ shpalli rezultatin e Vorës dhe njësisë numër 10 në Tiranë ku u votua në mënyrë elektronike.
PS ka fituar thellë në Vorë me 8082 vota, ndërsa PD vetëm 4803 vota. Më i votuari në Vorë nga radhët e socialistëve ka dalë kandidati i listës së hapur Blendi Gonxhja me 4707 vota personale, ndërsa në njësinë numër 10 në Tiranë ka marrë 321 vota, pra në total 5020.
Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë e Madhe (PD-ASHM), i cili ka siguruar 4,803 vota ose 33.93% të votave. Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 330 vota (2.33%), Partia Mundësia 313 vota (2.21%), ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 260 vota (1.84%).
Të tjerët kanë marrë shifra simbolike: Lëvizja Bashkë (142 vota), Partia Koalicioni Euroatlantik (109 vota), Koalicioni Djathtas për Zhvillim (45 vota), Lëvizja Atdheu dhe Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare me nga 25 vota, Aleanca Demokracia e Re me 22 vota.
Në njësinë numër 10 në Tiranë, PS fiton me 5304 vota, duke u renditur e para me 49.03% të votave. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë e Madhe (PD-ASHM) është renditur i dyti me 3,498 vota, ose 32.34% të votave.
Partia Mundësia ka arritur të sigurojë 694 vota (6.42%), Lëvizja Bashkë 397 vota (3.67%), Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 319 vota (2.95%) dhe Partia Socialdemokrate 222 vota (2.05%).
Pjesa tjetër e partive ka marrë mbështetje minimale: Partia Koalicioni Euroatlantik (220 vota), Koalicioni Djathtas për Zhvillim (97 vota), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (31 vota), Lëvizja Atdheu (28 vota) dhe Partia Aleanca Demokracia e Re (7 vota).
Qarku Tiranë
Sa i takon partive të tjera, për rezultati paraprak të gjithë qarkut të Tiranës:
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 6837 vota (3.1%) – 1 mandat
Partia Mundësia me 11029 vota (5%) – 1 mandat
Partia Socialdemokrate me 7551 vota (3.4%) – 1 mandat
Lëvizja Bashkë me 6084 vota (2.7%) – 1 mandat
Koalicioni Euroatlantik 3781 (1.7%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1068 (0.5%)
Partia Aleanca Demokracia e Re 256 (0.1%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 533 vota (0.2)
Lëvizja Atdheu 402 vota (0.2)
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Tiranës
Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit vijon, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS), e cila kryeson me 39622 vota, duke marrë 53% të totalit dhe 8 mandate. Ndërkohë bëhet e ditur se është mbyllur numërimi në bashkinë Shijak, ku ka fituar Partia Socialiste me 2000 mijë vota më shumë nga Partia Demokratike.
Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 29112 vota ose 38.9%, duke siguruar për momentin 6 mandate. Në raport me rezultatin e vitit 2021, PD ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 7.7%.
Partitë e tjera në garë nuk kanë arritur të sigurojnë mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 2.4% të votave, Partia Mundësia 2.5%, Lëvizja Bashkë 1.2%, Partia Koalicioni Euroatlantik 0.8%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.5%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.2%, Partia Socialdemokrate 0.2%, Lëvizja Atdheu 0.3% dhe Partia Aleanca Demokracia e Re vetëm 0.0% të votave.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Durrës
PS vazhdon të kryesojë bindshëm në qarkun e Gjirokastrës. Sipas shifrave të raportuara nga KQZ, Partia Socialiste ka marrë 21182 vota. Ashtu si edhe nga zgjedhjet e 2021, PS ruan 3 mandate.
Koalicioni i Sali Berishës deri tani ka mbledhur 9113 vota, por ka pësuar një rënie të thellë. Berisha ka marrë vetëm 27.4% të votave, nga 41.3% në 2021. PD ruan mandatin e 2021.
Sa i përket partive të vogla koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 3.3%
Partia Mundësia 1,5%
PSD 1.1%
Lëvizja Bashkë 1.3%
Koalicioni Euroatlantik 0.6%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.4%
Partia Aleanca Demokracia e Re 0.1%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.2%
Lëvizja Atdheu 0.1%
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Gjirokastrës
PS kryeson bindshëm në qarkun e Fierit. Sipas të dhënave më të fundit, PS ka marrë 63.5% të votave, 51480 vota, kundrejt 20032 të PD-ASHM, 24.7% të votave. Në këto ritme, PS do të siguronte 12 mandate, duke i marrë 3 PD-së nga zgjedhjet e 2021.
E treta renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e Lapajt me 4.7% të votave, ndjekur nga partia Mundësia e Shehajt me 2.4%, PSD e Tom Doshit me 1.4%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit me 1% të votave.
Deri më tani 1% të votave ka marrë koalicioni Djathtas për Zhvillim. 0.8% ka marrë koalicioni i Lulzim Bashës.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Fierit
Deri më tani në qarkun e Vlorës, janë numëruar 365 qendra votimi nga 450 në total. Sipas të dhënave të përditësuara së fundmi, partia që kryeson në këtë qark është Partia Socialiste, me 42585 vota ose me 57.2%, ndaj 19885 të PD-ADSHM.
Një rezultat i dobët ky për aleancën e djathtë, dukshëm i ndikuar edhe nga aleanca e Sali Berishës me Fredi Belerin.
Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta me 5.6% të votave. Partia Mundësia ka marrë 4.6%, PSD 1.7%, Lëvizja Bashkë 1.1%, ndërsa partitë e tjera nuk kalojnë pragun 1%.
Ndërkohë në bashkinë e Himarës është mbyllur procesi i numërimit në Himarë ku PS ka marrë 3196 vota dhe PD 2370 vota. 214 fletë votimi janë të pavlefshme.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Vlorës
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në qarkun e Kukësit janë numëruar 128 qendra votimi nga 140 në total. Aktualisht, Partia Demokratike kryeson me 17709 vota ose 53%, duke nxjerrë 2 mandate. Sidoqoftë, në votë popullore PD në këtë qark shënon një rënie të ndjeshme me 9.4%.
E dyta figuron Partia Socialiste me 10347 vota ose 5.1%, duke marrë 1 mandat. Në këtë qark nga numërimi i deritanishëm rezulton që socialistët të kenë marrë 23.6% të votave të diasporës.
PSD e Tom Doshit ka suprizuar në këtë qark me një rritje prej 13.2% në krahasim me zgjedhjet e 2021.
Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet 0.8%
Partia Mundësia 0.7%
Lëvizja Bashkë 0.3%
Koalicioni Euroatlantik 0.3%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.1%
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Kukësit
Numërimi i votave në Qarkun Lezhë vijon. Pas disa orësh në disavantazh, Partia Demokratike ka kaluar forcë e parë në këtë qark duke rimarrë mandatin e të 4, me 17224 vota ose 43.8%. PD ka shënuar një rënie të ndjeshme prej -13.1% krahasuar me vitin 2021, kur kishte marrë 57.6%/
Partia Socialiste renditet e dyta në Lezhë dhe sipas rezultatit paraprak ka marrë 17244 vota ose 43.4% të totalit, duke siguruar 3 mandate. aq sa në 2021. Krahasuar me vitin 2021, PS ka shënuar një rritje prej 3.7%, nga 39.7% që kishte në zgjedhjet e fundit.
Forcat e tjera politike nuk kanë siguruar mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 6.2% të votave, Partia Socialdemokrate 2.7%, Partia Koalicioni Euroatlantik 1.9%, Partia Mundësia 1.1%, Lëvizja Bashkë 0.5%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.1%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.1%.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Lezhë
Po vijon numërimi i votave në Qarkun Berat, ku deri tani janë numëruar votat e hedhura në 220 qendra votimit nga 276 që ka ky qark.
Partia Socialiste kryeson me 31371 vota ose 58.2% duke siguruar 5 mandate. Edhe vota e diasporës nga numërimi i deritanishëm rezulton në favor të socialistëve me 69.2%. Një rritje të ndjeshme PS shënon edhe në votë popullore me 2.4%.
Socialistët në këtë qark pasohen nga PD me 16151 vota ose 30%, duke marrë 2 deputetë. Në votën e diasporës demokratët vlerësohen me 14.9% deri tani, ndërsa shënojnë një rënie drastike prej 12.2% në votë popullore.
Nga numërimi i deritanishëm forcë e tretë në këtë qark rezulton Nisma Shqipëria Bëhet 1065 vota ose 7.3%. 9.5% e votës së diasporës shkon për kampin politik të Adriatik Lapajt.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun Berat
PS triumfon bindshëm në qarkun e Elbasanit. Me 53628 vota ose 61.1%, PS mund të sigurojë 10 mandate, dy më shumë sesa viti 2021.
Nga ana tjetër, Koalicioni PD – ASHM ka pësuar një rënie të ndjeshme. Me 25361 vota ose 28.9% të votave që ka deri më tani, humb 2 mandate (nga 6 në 4) dhe një përqindje të konsiderueshme mbështetjeje, 12.7% krahasuar me 2021.
Partitë e tjera deri më tani nuk arrijnë të thyejnë pragun për përfaqësim. Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt ka marrë 3.5%, Partia Mundësia ka marrë 2%, ndërsa Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka përmirësuar rezultatin me një rritje të lehtë nga 0.4% në 1.3%, por sërish pa mandat.
Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit ka vetëm 0.8%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Enkelejd Alibeajt 0.3%, Partia Aleanca Demokracia e Re 0.1%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.2% , Lëvizja Atdheu 0.1%
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Elbasan
PS përmbys rezultatin në qarkun e Dibrës, ku sipas rezultateve paraprake ka marrë 17214 vota ose 57% të totalit, duke siguruar 3 mandate. Krahasuar me vitin 2021, PS ka shënuar një rritje të ndjeshme prej 10.6%, pasi në zgjedhjet e mëparshme kishte 46.4% të votave dhe 2 mandate.
Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 11327 vota ose 37.5% të totalit, duke siguruar 2 mandate. Krahasuar me rezultatin e vitit 2021, PD ka humbur terren me -12.5%, pasi atëherë kishte marrë 50% dhe 3 mandate.
Partitë e tjera nuk kanë arritur të sigurojnë mandate në këtë qark.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1.2%,
Partia Mundësia 0.7%
PSD 1.8%
Lëvizja Bashkë 0.4%
Partia Koalicioni Euroatlantik 1.1%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.1%
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Dibrës
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër janë numëruar 238 kuti nga 406 në total ku deri më tani kryeson PD-ASHM me 23395 vota, duke arritur 40.4%, por ka humbur 12.3% krahasuar me vitin 2021 (nga 52.7% në 40.4%). Me të dhënat e deritanishme, PD do të merrte 5 mandate, një më pak se 2021.
Ndërkohë, PS ka marrë 20141 vota ose 34.8%, duke shënuar një rritje me 7% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (nga 27.6% në 34.8%), dhe do të merrte një mandat më tepër se në 2021.
Partia e tretë më e votuar është PSD e Tom Doshit me 19.9% që do t'i jepte 2 mandate. PSD është forca e parë në Vau i Dejës me një epërsi të konsiderueshme.
Të gjitha partitë e tjera nuk do të siguronin asnjë mandat. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt – 1.4%, Partia Mundësia – 1.2%, Koalicioni Euroatlantik – 1.6%, Lëvizja Bashkë – 0.6%, dhe të tjera më të vogla si Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Lëvizja Atdheu me 0.1% ose më pak.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Shkodrës
Deri më tani në qarkun e Korçës janë numëruar 247 qendra votimi nga 423 në total. Edhe në këtë qark, PS kryeson bindshëm me 33762 vota ose 54.8% dhe ruan 6 mandatet e 2021-it. Shihet një rritje prej 6.8% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke konsoliduar dominimin e saj në këtë qark.
Në kahun tjetër, Koalicioni PD – ASHM ka marrë 31388 vota, ose 34.8%, dhe siguron 4 mandate, duke humbur një mandat krahasuar me vitin 2021 dhe duke rënë me 14.6% në përqindje mbështetjeje.
Të gjitha partitë e tjera kanë marrë më pak se 4% secila dhe nuk kanë siguruar asnjë mandat. Ndër to, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt (3.9%) dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit (2.3%) janë më të dalluarat, me PSD që ka rritur përqindjen me 1.5% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka marrë deri më tani vetëm 0.7% të votave.
Komente

ORE, BEJENI NUMERIMIN E VOTAVE KOMPLET ELEKTRONIK,,,SE I LATE FEMIJET PA SHKOLLE,,,,KENI ZENE SHKOLLAT....
PërgjigjuNa moren ne qafe sepse ngelem pa shite miell te bardhe keto dite nxenesave e profesorave.
Presim qe te dali ne TV shoku i Belerit, Genc Burimi, dhe te vjelli vrer kunder standarteve te zgjedhjeve per te mbrojtur aleatin e vyer te Greqise, Sali Berishen
PërgjigjuJa baj me dijet, tan cakejvet e tan qenvet ka nul moku e posht mos me ba gam gam ma, sa tjet jeta! Me marr plackat e meu myll n stan t korabit tan qent!
PërgjigjuBERISHA. NUK DO QE PD TE FITOJE,,AI KA HALLIN E VET DHE TE FAMILJES,,,DHE PARAVE QE I KA VJEDHUR SHQIPTAREVE,,,,,PER ATO PARA AI ESHTE NE GJENDJE TE RRIJE EDHE 100 VJET NE OPOZITE,,,VEC AMAN PARATE E PRONAT MOS MI MERRNNI.....
PërgjigjuKu jan maloket e PD?
PërgjigjuSa mire keka ba qe fitoi Berisha,Zhozefina,Meta e Lul Basha se ju hiqet edhe non grata deri ne Rinas me pi noj kafe.
PërgjigjuPjesmarrja bashke me diasporen shkon diku tek 47,4% pra me e larte sesa 2021 ! Afersisht 1 milion e 755 mije votues
PërgjigjuPo ma mire Gon Shehaj se aj jevgu Belindit
Përgjigju