I dënuar më parë për 65 vjedhje, dëbohet shqiptari nga Italia
Fillimisht ai u identifikua si i pranishëm në mënyrë të paligjshme në Itali dhe u shoqërua me forcë deri në kufi për të garantuar sigurinë publike. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit italian, Zyra e Emigracionit në Komisariatin e Astit kishte gjurmuar shtetasin shqiptar, i cili kishte qenë më herët në zotërim të një lejeje qëndrimi, tashmë të revokuar.
16 Prill, 18:39