Ekonomi

Ekskluzive/ AKU s’është pezulluar! I hiqen aksionet ‘blic’ pas ankesave të bizneseve! Brenda vitit do të shkrihet bashkë me 2 drejtori të tjera

Të gjitha inspektimet e planifikuara nga AKU në fillim të vitit do të vazhdojnë të  kryhen nga inspektorët e saj, pavarësisht deklarimeve për pezullimn e saj. Ministria e Bujqësisë ka sqaruar për Report TV se, tani e tutje, AKU-së i janë ndaluar vetëm kontrolle të paparashikuara. Deri në shkrirjen e plotë të saj plani i punës do të bëhet nga ministria. Kjo vendimmarrje sipas Ministrisë vjen pas shumë ankesave nga bizneset për sjelljen e inspektorëve.

16 Korrik, 15:15