Kosova & Rajoni

Dështon për herë të 42-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, e radhës më 7 korrik! Alarmi për bombë i rremë

Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të hënën, më 7 korrik. Të pranishëm ishin vetëm 74 deputetë, nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Seanca zgjati vetëm pak minuta. Gjykata ka lënë afat deri më 26 korrik. Kjo është hera e 42-të që deputetët u mblodhën, që nga 15 prilli, dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues. Alarmi i rremë për bombë paradite në Kuvendin e Kosovës shtyu seancën në mbrëmje. Prokurori: Autori foli anglisht dhe me theks nga një shtet jomiqësor! 

5 Korrik, 11:21