Kosova & Rajoni

Grenell sulmon Kurtin: S'është i besueshëm për SHBA! Ndërkombëtarët, të bashkuar kundër tij! Ai është arsyeja që kompanitë amerikane s'shtohen në Kosovë

I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka përsëritur këtë të hënë kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Kritikat vijnë 5 ditë para zgjedhjeve në Kosovë dhe kjo është herë e dytë që Grenell shprehet ashpër ndaj qeverisë Kurti, që prej kur presidenti Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë. 

3 Shkurt, 15:27