Gjendet i pajetë roja në portin e Sarandës! Familjarët të revoltuar: Ka 4 ditë që ka vdekur, s'na lënë të marrim trupin nga morgu
Policia e Sarandës njofton se sot është gjetur pa shenja jete trupi i një 64-vjeçari, i punësuar si roje në portin e Sarandës. Familjarët e të moshuarit thonë se kishin humbur kontaktet me 64-vjeçarin prej 4 ditësh. Ata shprehen të revoltuar me institucionet në Sarandë pasi nuk i lejojnë të marrin trupin nga morgu.
18 Korrik, 15:35