Kronikë

Vranë kryefamiljarin/ Nënë e bijë dëshmi kontradiktore, avokati: Janë për psikiatri! Gjykata e Fierit i lë në burg bashkë me mikun

26-vjeçarja, e cila fillimisht pranoi vrasjen e të atit, që sipas saj ishte fanatik, sot e ka mohuar përpara gjykatës. Po në pozita mohuese ka qëndruar e ëma. Nisur nga dëshmitë e tyre kontradiktore dhe gjendja jo e mire mendore, avokati i caktuar kryesisht nga shteti ka kërkuar shtrimin e tyre në spital psikiatrik. Gjykata e Fierit pasi dëgjoi palët caktoi arrest me burg për nënë e bijë si dhe mikun e vajzës, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krim.

28 Korrik, 10:20