Vrasja e Behar Sofisë, GJKKO dënon me 35 vite burg organizatorin! ‘Bajlozi’ Jemin Shera ende në kërkim
35 vite dha Gjykata e Posaçme për organizatorin e vrasjes së biznesmenit që dyshohet të ishte i lidhur me drogën, Behar Sofinë në 2021-shin në Tiranë. Jemin Shera, i cili vijon të jetë në kërkim, organizoi një grup të strukturuar kriminal me 5 persona për të realizuar vrasjen, ndërsa porositësit ende nuk janë zbuluar nga SPAK. Vrasësi, i cili u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë, është dënuar më herët me 7 vite burg.
12 Mars, 12:46