Gjirokastër/ Arrestohen 2 persona, i kërkuan 2000 euro një 40-vjeçareje për t'i fshirë foto intime nga TikTok-u
Në Gjirokastër, ka përfunduar operacioni policor i koduar "Profili", ku janë arrestuar dy shtetas, A. Xh., 45 vjeç, dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Hetimet treguan se këta dy shtetas kanosën një 40-vjeçare, duke i kërkuar 2000 euro në këmbim të fshirjes së disa fotografive intime të saj nga rrjeti social "TikTok".
28 Janar, 12:55