Kavajë/ Aksident tragjik në Gosë-Vilë Bashtovë! Kishte ndaluar mjetin për defekt teknik, e përplas një makinë tjetër, humb jetën 60-vjeçari
Një aksident tragjik ndodhi në aksin Gosë-Vilë Bashtovë, ku një automjet tip Ford përplasi një Peugeot të ndaluar në rrugë pa sinjalistikë. Nga përplasja, drejtuesi i Peugeot, një 60-vjeçar, humbi jetën rrugës për në spital. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.
5 Dhjetor 2024, 20:25