Ekskluzive/ Skandali me diplomat false, dy ish-rektorët e Wisdom tregojnë si zbuluan skemën! Përpali: U dorëhoqa kur i pashë me firmën time! Jepeshin diploma pa qenë asnjëherë në kolegj
Dy ish-rektorë të Universitetit privat “Wisdom” tregojnë ekskluzivisht për Report Tv, se u dorëhoqën pasi zbuluan se firmat e tyre po përdoreshin për diploma false në emër të Kolegjit Universitar në Tiranë. Wisdom mohon të ketë lidhje me diplomat false, por Lush Përpali e Bajram Hysa tregojnë me dokumente se janë lëshuar diploma për programe që nuk ekzistojnë në Wisdom, sot me aktivitet të pezulluar nga Ministria e Arsimit
18 Shtator 2024, 17:45