Droni në Burgun e Peqinit/ U hodhën dy pako me 380 gramë hashash, rreth 58 gramë kokainë, 2 celularë dhe 8 fisha karikimi! Rriten masat e sigurisë
Burgjet zbardhin detaje të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, ku persona të paidentifikuar lëshuan mjetin fluturues pranë institucionit dhe hodhën prej andej pakot me sende të paligjshme. Po hetohet për të zbuluar të dënuarit që e prisnin dhe ata që e dërguan. Drejtoria: Nëse gjenden të dënuar të përfshirë, do transferohen, për të parandaluar ngjarje dhe aktivitete të paligjshme!
13 Shtator 2024, 12:20