Shkodër/ Braktisën makinën me emigrantë dhe largohen pas thirrjes së policisë për të ndaluar, në kërkim dy persona
Policia e Shkodrës ka parandaluar një rast të kalimit të paligjshëm të kufirit. Dy persona të shpallur në kërkim po transportonin drejt kufirit, 7 të huaj, kur u pikasën nga policia. Por drejtuesi i mjetit pas shenjës për ndalim nga policia, braktisi automjetin duke u larguar me vrap, së bashku me 7 të huajt. Sakaq, u sekuestruan 1 automjet, 1 leje drejtimi dhe 7 celularë.
30 Nëntor 2024, 14:24