Moti i keq/ Rrebeshet dëmtojnë çatinë e spitalit në Pukë, jashtë funksionit 2 pavijone! Pacientët evakuohen gjatë natës (VIDEO)
Moti i keq ka krijuar problematika në disa qarqe. Në Pukë është dëmtuar çatia e spitalit dhe dy pavijone janë jashtë funksioni. Uji ka depërtuar në brendësi të spitalit. Në Shëngjin e Durrës është i pezulluar lundrimi për peshkarexhat. Në Bulqizë e Pukë disa fshatra pa energji.
21 Nëntor 2024, 07:59