Gjirokastër/ Falsifikim dhe mashtrim, Prokuroria kërkon 6 vite burgim për ish-kreun e Kadastrës dhe nga 4 vite izolim për 2 bashkëpunëtorët e tij! Do përfitojnë gjykim të shkurtuar
Prokuroria e Gjirokastrës ka dhënë sot pretencën në ngarkim të ish-kreut të Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi dhe dy bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, që gjenden në qeli, Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi. Taçit do i llogariten edhe 7 muajt e arrestit shtëpiak. Nëse shpallet fajtor do dënohet 3,4 vite, dy të tjerët nga 2,5 vite burg. Gjykata s'lejon Report TV në sallë, asnjë shpjegim zyrtar!
19 Nëntor 2024, 17:10