Politikë

PS e PD ‘konsensus’ në 'Hetimorin' e Shëndetësisë! Në listën e dëshmitarëve ish-ministri i arrestuar Beqaj e 8 të tjerë në hetim! Do i kërkohet leje SPAK

PS dhe PD e kanë nisur me dakordësi në Komisionin Hetimor për 2 koncesionet në shëndetësi në mbledhjen e parë pas zgjatjes së afateve me 3 muaj. Pa debate dhe tensione, palët ranë dakord për listën e re të dëshmitarëve. Pritet të thirret Ilir Beqaj, zv.ministri Klodian Rrjepaj, biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj e 6 të tjerë në hetim. Do kërkohet leje nga SPAK që të merret dëshmia.

4 Shtator 2024, 08:51