KAS merr në shqyrtim edhe ankimimin e PD për Korçën, shtyhet për të enjten! Nuri: Duam pavlefshmëri të zgjedhjeve, deformime në diasporë! KQZ: S'ka prova serioze
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve mori në shqyrtim pasditen e sotme edhe ankimimin e Partisë Demokratike, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Korçës, të certifikuara nga KQZ. Opozita pretendon parregullsi të shumta gjatë fushatës, ditës së votimit dhe më pas në procesin e numërimit. Më parë u morën në shqyrtim Berati, Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra. Mbledhja shtyhet për të enjten e 5 qershorit, në orën 11:30
30 Maj, 16:30