Sociale

Berat, bie prodhimi i ullinjve, s’ka subvencione dhe as krah pune! Agronomi: Qeveria i ka braktisur fermerët

Në Berat ka nisur vjelja e ullinjve ku vihet re prodhim më i ulët se vitet e tjera. Agronomi dhe fermerët e zonës së Bilçës thanë se janë shtrenjtuar agregatet bujqësore dhe plehrat kimikë ndaj të rinjtë kanë hequr dorë nga kjo kulturë. Ata kërkojnë nga Qeveria të hartojë një skemë të re subvencioni për kulturën e ullirit, në mënyrë që të rritet prodhimi dhe të jetë konkurrues në treg.

8 Tetor 2024, 17:53