-
Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Grigels Muçollari, u takua me banorë dhe tregtarë në pazarin e Luzit të Vogël të Rrogozhinës. Gjatë bisedave u konstatuan problemet e mëdha që kanë sot qytetarët
18 Prill, 18:18 -
'Jo më hajdutë të 7x7-313 për biznesin', Basha: Lekët do punojnë për ekonominë me taksën e sheshtë 9% dhe fund inspektimeve abuzive për bizneset
18 Prill, 17:37Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në një punishte hekuri në zonën e Farkës në Tiranë, ku ka diskutuar me sipërmarrësit rreth problematikave që përballen bizneset sot dhe zgjidhjeve që ofron programi i Koalicionit Euroatlantik.
-
Atentatet në Tiranë e Lezhë/ Gazetari Dema: Dy vëllezërit e plagosur do dërgohen në Itali nga familja, 11-vjeçari më rëndë! Dyshime se shënjestra u ngatërrua, pistë dhe grupi i Martinajt
18 Prill, 16:48‘Studio Live’ në Report Tv analizon dy ngjarjet kriminale të ndodhura në harkun kohor të dy orëve mbrëmjen e djeshme në Lezhë dhe Tiranë. Atentati në kryeqytet pas festës së ditëlindjes së 11 vjeçarit, autorët me motor. Pyetet e veja e Roan Brahimit, mohon konfliktet. Vjehrri u vra në Lezhë. Brahimi përplasje me grupin e Ervis Martinajt, u vra vjet në Greqi. gazetari Sokol Dema rrëfen detaje nga hetimi dhe ngjarjet, pistat dhe dyshimet
-
Tiranë/ Aksidenti tragjik tek ‘Shkalla e Tujanit’ ku ndërroi jetë një 29-vjeçar, policia arreston shoferin
18 Prill, 16:0635 vjeçari me inicialet O. N, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ditën e djeshme automjeti që ai drejtonte u përfshi në një aksident rrugor. Mjeti i tij është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues personin me incialet M. Sh., 29- vjeç i cili humbi edhe jetën si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa mbeti i plagosur një 27- vjeçar.
-
Tabaku ndan historinë e avokates në Tiranë: Shtresa e mesme po zhbëhet nga sistemi i pandershëm
18 Prill, 14:55Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, solli në vëmendje historinë e Marselës – një avokate dhe notere që përfaqëson mijëra profesionistë të ndershëm të shtresës së mesme që luftojnë çdo ditë me një sistem ekonomik të padrejtë.
-
Dy humbje radhazi, te Egnatia kërkojnë tri pikëshin! Ndihmëstrajneri Brahja: Objektiv kemi titullin kampion dhe Kupën
18 Prill, 14:43Kampionët në fuqi të vendit dhe kryesuesit e renditjes, Egnatia pret në shtëpi Skënderbeun të shtunën në orën 15:30. Përpara ndeshjes për mediet foli Julian Brahja, ndihmëstrajneri i rrogozhinasve.
-
Dhunuan dhe kërcënuan dy punonjës të bashkisë Kavajë, pesë persona në kërkim
18 Prill, 14:23Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Kavajë. Dy punonjës të bashkisë së këtij qyteteti kanë kanë kallëzuar në polici se janë dhunuar dhe kërcënuar në ambientet e punës për shkak të detyrës.
-
Atentati me 4 të plagosur në Tiranë/ Nga festa e ditëlindjes te breshëria e plumbave, si ranë pre e plumbave gabimisht! Dy djemtë e pronarit 'Pelikani Security' dërgohen për kurim në Itali
18 Prill, 13:27Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat, ku 4 persona mbetën të plagosur, mes tyre dy fëmijët e pronarit të “Pelikan Security”, shoku i tyre 19-vjeçar Kian Mullahi dhe shoferi Arens Stafa 34-vjeç. Dy autorë me motor i kanë qëlluar me breshëri plumbash tek Tregu Agro Ushqimor në Tiranë, por dyshimet janë se autorët donin të ekzekutonin gruan e Roan Brahimit.
-
Manastirliu: Mbështetje për kërkimin shkencor, laboratorë të rinj për elektronikën dhe inteligjencën artificiale në Universitetin Politeknik të Tiranës
18 Prill, 13:05Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një vizitë në laboratorët kërkimorë të ngritur në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, në Universitetin Politeknik të Tiranës, të cilët janë financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit
-
Mediat pranë PD pretenduan se pati një konflikt mes socialistëve në Kavajë, kandidati i PS: Shpifje e ulët nga ata që e dinë rezultatin e tyre fatal
18 Prill, 12:56Paraditen e sotme mediat pranë opozitës shpërndanë lajmin se kandidati i PS në listat e Hapura të Qarkut Tiranë, Eldian Çepeli, ishte përfshirë në një konfkikt fizik me kryetarin e PS Kavajë
-
Tirana në situatë kritike dhe pa fitore kundër Teutës, Shkëmbi: Gjithmonë ka një herë të parë, e ardhmja ime s'ka rëndësi
18 Prill, 11:47Përpara ndeshjes me Teutën foli trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi. Korçari tha se do donte të kishte të gatshëm gjithë ekipin, duke "qarë" mungesat, që së fundmi iu shtua edhe sulmuesi Emanuel Ernest.
-
Rama inspekton Qendrën e Kontrollit të Trafikut në Kamëz: Do ndërlidhet me ‘Smart City‘, mblidhet informacioni në kohë reale kudo! S’do ketë më ‘prita‘ policie në rrugë
18 Prill, 11:39Kryeministri Edi Rama inspektoi paraditen e kësaj të premteje Qendrën e Kontrollit të Trafikut, ku bashkërendohen një sërë projektesh dhe skuadrash e ku gjithçka do të ndërlidhet me programin SmartCity. Ky projekt do të ndërlidhë rrjetin rrugor shqiptar me pjesën tjetët të monitorimit brenda qyteteve të vendit.
-
Sërish kanabis me postë nga SHBA/ 3 të arrestuar, u kapën duke marrë drogën në Tiranë e Shkodër! Në kërkim 2 porositësit (VIDEO)
18 Prill, 11:21Tre persona u arrestuan dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim për trafik droge nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri. Në rastin e parë 2 persona u kapën në Tiranë me gjysmë kg kanabis me përqindje të lartë THC, ndërsa në Shkodër u arrestua një 1 tjetër me 1 kg drogë.
-
Rama vizitë në një kompani në Kashar, merr dhuratë një fanellë me numrin 5: Me hyrjen në BE, ndryshojnë menjëherë edhe pagat
18 Prill, 10:14Gjatë një vizite në një kompani në Kashar, kryesocialisti mori dhuratë një fanelë në të cilën ishte stampuar 'Shqipëri' dhe 'Rama', shoqëruar me numrin 5, renditja e PS në fletën e votimit. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për rëndësinë e hyrjes në BE dhe ndikimin në kompanitë dhe punonjësit shqiptarë.
-
Aksident i rëndë te ‘Shkalla e Tujanit’ / Përplasen dy automjete, humb jetën 29-vjeçari
17 Prill, 18:02Në spital është dërguar menjëherë edhe pasagjeri në mjetin e viktimës, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
-
Zgjedhjet parlamentare/ Tabaku takim me profesionistë të lirë në Tiranë: Duhet të keni të njëjtin regjim taksash si biznesi i vogël
17 Prill, 15:46Tabaku tha me bindje se në fokus të "PD-ASHM" dhe objektivave politike personale, është mbështetja ndaj profesionistëve të lirë dhe shtresës së mesme.
-
“Shqipëria nuk shkon në BE me model alla shqiptar që mbron të korruptuarit”, Basha: Vota për numrin 4 është votë për SPAK-un dhe për kthimin e pasurisë tek qytetarët
17 Prill, 14:49Në qendër të bisedave ishte rëndësia e pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme dhe nevoja për një ndryshim të vërtetë në drejtimin e vendit.
-
Tiranë/ I vunë zjarrin makinës së të resë në Kinostudio, në kërkim 3 autorët
17 Prill, 14:39Tre persona janë shpallur në kërkim pasi i vunë flakën makinës së një 30-vjeçareje në kryeqytet.
-
KESH e kallëzoi për shpifje, GJKKO shtyn për më 5 maj gjyqin ndaj deputetit demokrat Gazment Bardhi! Shkak kërkesa e prokurorit për ‘veprime të ngutshme hetimore’
17 Prill, 13:43Shtyhet përsëri seanca gjyqësore për kreun e grupit parlamentar të PD-së, deputetin Gazmend Bardhi, i kallëzuar nga KESH për akuzën e shpifjes. Bardhi është paditur në lidhje me deklaratat dhe akuzat e tij për abuzime në miliona euro me procedurat e shitblerjes së energjisë. Pajtimi mes palëve u refuzua seancën e 4 marsit, Bardhi nuk pranoi të përgënjeshtronte deklaratat
-
Gonxhja takim edhe me ish-demokratë në Yzberisht: E shohin PS si forcën e vetme që garanton stabilitet
17 Prill, 12:59Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte dje në Yzberisht, ku pati një takim me qytetarët e zonës, mes tyre dhe ish-demokratë.
-
Me makinë të vjedhur, kokainë dhe armë të ftohtë, 2 të arrestuar pas ndjekjes spektakolare nga policia
17 Prill, 12:20Dy persona që lëviznin me makinë të vjedhur janë arrestuar nga policia pas një aksioni nga këta të fundit prej dy orësh
-
Tensione te ‘Plumbi i artë’, kërcënohet avokati! Debate mes të penduarit dhe 'ushtarit', Hoxha: Mos na bëj si 'kapter Rrahmiu'! Dumani: Suel Çela më tradhtoi, por do e shohim! Seanca shtyhet më 22 prill
17 Prill, 11:37Bashkëpunëtori i drejtësisë tha se me Erjon Alibej, i akuzuar si kreu i një prej organizatave kriminale në Elbasan, kishte folur edhe pasi u arrestua. Si u njoh me Suel Çelën, rrugët e komunikimit dhe fjalkalimet sekrete. Hoxha e kundërshton, thotë se porosia ishte për të vrarë djalin e Lulzim Mashës. Avokati Ilirian Duzeni braktisi përkohësisht sallën e gjyqit në GJJKKO: Dumani më kërcënoi, tha "je në ofertë"! pas tensioneve, seanca shtyhet më 22 prill, shtyhen afatet e paraburgimit për të pandehurit