Gara për ‘FBI-në shqiptare’, 7 kandidatët për drejtor të BKH-së i nënshtrohen testit me shkrim! SPAK: Një ese dhe arsyetim logjik, poligrafi testi i radhës
7 kandidatët për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit iu nënshtruan këtë të martë fazës së radhës, testit me shkrim, një ese dhe test i arsyetimit logjik. Në garë për të drejtuar “FBI-në shqiptare”, janë aktualisht Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Procedura u monitorua edhe nga ndërkombëtarët, testi ka 60 pikë, pritet të shpallet renditja
22 Korrik, 14:06