Gjirokastër/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Libohovë, dyshohet të jetë i qëllimshëm
Një zjarr është përhapur ditën e sotme në vendgrumbullimin e mbeturinave në qytetin e Libohovës, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa tymi po përhapet drejt zonës së banuar, duke ndotur ajrin dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve
26 Maj, 15:45