Kronikë

Përplasja e policit të rrugores dje në ‘Fresk’, efektivi ka thyerje të shumta në trup! Në pranga shoferi, i dha gaz makinës dhe mori para për disa metra policin (EMRI)

Drejtuesi i mjetit Isniq Nokshiqi, 36 vjeç, me origjinë nga Tropoja, ka qenë i ndaluar dhe duke sharë e bërtitur, për arsye të paqarta. Policët i janë afruar për ta qetësuar dhe për t’i kërkuar të lëviz makinën. Megjithatë, i riu u është kthyer me tone të ashpra edhe policëve, duke i sharë dhe ofenduar. Në momentin që njëri prej policëve ka qenë para makinës, i ka dhënë gaz dhe e ka marrë para për disa metra, duke i rrezikuar seriozisht jetën.

26 Shkurt, 12:12