Gërmime arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës, arkeologia: Dolën në pah fragmente të një kulle, i përket antikitetit të vonë
Pas rreth 30 vitesh arkeologët janë rikthyer sërish në muret e kalasë së Gjirokastrës, ku kanë nisur gërmimet për të hedhur dritë mbi historikun e kësaj kështjelle në kohëra të hershme. Aktualisht gërmimet, që drejtohen nga Instituti Kombëtari Trashëgimisë Kulturore, janë fokusuar tek hyrja kryesore e kalasë, ku kanë nxjerrë në dritë pjesë të një kulle që i përket antikitetit të vonë.
4 Korrik, 15:58