‘Turizëm përmes tingujve’, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura sjell koncert në Kukës
Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura solli në Kukës koncertin 'Turizëm përmes tingujve', duke interpretuar vepra shqiptare dhe ndërkombëtare nën drejtimin e dirigjentit Altin Babameto. Nisma synon të promovojë turizmin dhe kulturën përmes muzikës, si pjesë e një kalendari artistik në mbarë vendin.
1 Korrik, 22:17