-
Goditjet që Berisha ua jep përditë atyre që nuk duan Ramën
"Thikat" e përditshme që Sali Berisha dhe klani rreth tij ua japin atyre që marrëzisht për ta punojnë, besojnë dhe votojnë, janë më të rënda e të tmerrshme sa ato që Sali Berisha ka dhënë në vite për kundërshtarët e tij. Ja përse.
-
Njeriu i butë, himni i Papa Françeskut për forcën e butësisë
Trashëgimia e pamatë e një prej Papëve më interesantë të kohëve do të zbulohet dalëngadalë dhe do të ketë efektet afatgjata të një ilaçi çudibërës për të mirën e njerëzve të të gjitha kohëve.
22 Prill -
Liria në demokraci dhe “liria” për të mos respektuar rregullat e saj: një kufi i domosdoshëm
Në gjithë këto vite kemi parë shembuj të dhunimit të qartë të lirive në demokraci nga ata që duhet të jenë të parët t'i njohin dhe t'i respektojnë. Ne shqiptarët e kemi për detyrë ta kemi për zemër e të njohim më mirë nga të gjithë kufirin e hollë, por të domosdoshëm, mes lirisë dhe dhunës verbale apo fizike në emër të lirisë.
16 Prill -
La Sapienza, Ilaria Sula dhe fuqia e dijes te vajzat
Një nga universitetet më prestigjoze në botë, i themeluar në 1303, emëron një sallë në nderim të kujtimit të vajzës me origjinë shqiptare. Ilaria Sula do të jetë qiriri i ndezur si dritë dije, guximi, shprese, por edhe alarmi ndaj dhunës së pabesë ndaj grave dhe vajzave.
15 Prill -
Pse ndikimet ruse në Shqipëri mund të dëmtojnë më shumë se kudo tjetër. Si t’i dallojmë?
Jemi një vend i vogël ende në shtetformim, (të ndryshëm nga demokraci të tjera të konsoliduara), ku rruga drejt një demokracie perëndimore apo drejt një “demokracie” putiniane do të rezultonte për ne jetësore. Një kthim pas nën ombrellën e një drejtimi totalisht pa rregulla, në dorën e një familje, apo të një individi që ka për pasion “demokracinë me pikatore”
14 Prill -
Pse duhet të njohim Diogjenin – filozofin që kërkonte “Njeriun” me një llampë në dorë
Në kohën e homologimit në veshje, në sjellje, në pamje, disa, si Diogjenë të kohëve moderne, kanë dalë me llampën e tyre të ndezur edhe në mesditë për të kërkuar Njerëzoren mes nesh. A është kjo demode?
13 Prill -
Një gazetar pa fakte nuk mund të shfaqë “superioritet etik dhe moral”
Nëse do të kishim lexuar më shumë letërsi “të verdhë”, do të kishim mësuar se disa copëza të një historie nuk janë asgjë. Madje mund të shfaqin të kundërtën e asaj që ka ndodhur në të vërtetë.
11 Prill -
Gazetarët duhet të jenë të lirë! Edhe nga Drejtësia!
Drejtësia jonë e re nuk mund të krijojë një shtyllë kurrizore të shëndetshme dhe të drejtë, pa një media të pavarur dhe profesionale. E kundërta, do të ishte fatale për të dhe gjithë shoqërinë tonë.
9 Prill -
Alba Malltezi: Epidemia finale pas të vërtetës së tradhëtuar
Si një ortek që prej vitesh mbarset me gënjeshtra të fabrikuara, duket se sot, mbi shqiptarët po shohim epilogun e 30 viteve manipulim: Dihet kush i bën, dihet nga vijnë, njihet dora, stili, fryma. Po çdo ortek, e çdo epilog, sado i zhurmshëm, i frikshmë, apo i bujshëm, e ka një fund. Edhe në gazetarinë shqiptare, ky fund i manipuluesve profesionistë, është i pashmangshëm. Do të vijë.
7 Prill -
Pse ish-kryebashkiaku i Korçës Robert Kotmilo, ishte një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë
A ju vjen keq që nuk keni grumbulluar pasuri? E pyet me sinqeritet gazetari Xhensil Shkëmbi. “Absolutisht jo, as nuk e kam shkuar ndërmend dhe as dua!” përgjigjet Kotmilo, duke na thënë se i pasur mund të jesh dhe me një shtëpi gati të rrënuar, me një divan të vjetër, me një bufe 16-mijëshe, me vaktet e ditës të dhuruara me dashuri, e sidomos, me vëmendjen dhe kënaqësinë për të folur me njerëzit, cilëtdo qofshin ata, vetëm në paçin dëshirën për dëgjim e bisedim.
4 Prill -
Europa, Montesquieu, ligjet dhe dëshira e madhe për Drejtësi!
Kur flasim për Europën dhe vendet Europiane, kur flasim për Perëndimin në përgjithësi të cilit ne përpiqemi t’i përkasim tërësisht, duhet të dimë mirë se me kë kemi të bëjmë. Jo vetëm njerëzit e fushës, ata për shembull që merren me Drejtësi. Perëndimi është një tërësi e përbërë nga Shtete, por mbi të gjitha nga individë të jashtëzakonshëm që u tretën për të ofruar më të mirën e një bashkëjetese të mrekullueshme.
2 Prill -
Harmonia e rrallë fetare është pasuria jonë kombëtare që mund t’i ofrojmë Europës dhe botës
Shumë prej shqiptarëve e kanë provuar paqen, qetësinë, heshtjen, shërimin në të martat e Kishës së Shna Ndoit ku katolikë, myslimanë, ortodoksë e bektashinj do t’i shohësh të ngjiten lart duke kërkuar, duke menduar, duke shpresuar vetëm për mirë. Sekreti ynë është ky.
28 Mars -
Vetëdija për mrekullinë Europë është gjallë mes europianëve
Eurobarometri mat përqindjen më të lartë që nga viti 1983 të shprehjes së kënaqësisë së europianëve ndaj anëtarësimit në BE. Vështirësitë gjeopolitike të momentit po krijojnë solidaritet.
26 Mars -
Mbi 200 letrat e Churchill për presidentin Roosevelt dhe pasioni për demokracinë dhe paqen
Dy politikanë, dy burra shteti që urrenin diktatorët dhe admironin paqen, prosperitetin dhe demokracinë, siguruan dekadat më të gjata të paqes për Europën dhe SHBA-të
20 Mars -
Lutja bashkon njerëzimin, lum kush ringjall Lutjen... në Shqip
Komuniteti Orthodoks shqiptar zgjodhi sot Fortlumturi Joanin si pasardhës të Anastasit, këtij kleriku këmbëngulës që ringjalli Lutjen shqip. Në Shqipëri.
16 Mars -
Deputeti dhe deputetja që do të donim në Kuvendin e Shqipërisë pas 11 majit 2025
Është njerëzore që të pretendojmë të kemi deputetë e deputete të një cilësie përherë e më të mirë. Nuk është shumë e vështirë nëse secili prej tyre do të ketë vullnetin të ketë për zemër pikat e mëposhtme:
13 Mars -
Kujdes! Gjykatës e prokurorë nuk mund të marrin përsipër çështje etike dhe morale të shoqërisë
Zëra gazetarësh e analistësh që përcjellin në publik gjoja "vendime" etike dhe morale prokurorësh janë tepër të rrezikshme për barazinë dhe rolin primar të Drejtësisë. Këto zëra ose duhen përgënjeshtruar ose, nëse të vërteta, përbëjnë një ngatërrim rolesh që cënon parime të rëndësishme të Demokracisë.
12 Mars -
Idrizi dhe Dule bashkë në koalicion, por asnjëherë bashkë për çështjen e Çamërisë! Ja çfarë iu sygjeron Chat GPT
Grekët e Shqipërisë e çuan të tyrin Beleri deri deputet në Bruksel, ndërsa çamët e Shqipërisë, edhe pse bëjnë koalicione me grekët, nuk guxojnë as të flasin për dhimbjen e madhe, ende të pazgjidhur të Çamërisë. Ja çfarë iu sygjeron Chat GPT
10 Mars -
Nga premtimet “ të hamë me lugë floriri” tek... epokat e Arta
Pavarësisht se faktet tregojnë të kundërtën e premtimeve, shumë politikanë vazhdojnë me paturpësi të premtojnë të papremtueshmen. Historia dëshmon se ndonjëherë gënjeshtrat funksionojnë. Prandaj nuk duhet harruar
9 Mars -
8 Marsi dhe e drejta e mundimshme, e gjatë, e lodhshme e grave për të votuar
Të drejtat që kemi sot i marrim të mirëqëna dhe nuk mund ta imagjinojmë se mundimi për t’i fituar, nuk ka të krahasuar me lehtësinë që mund të bëjë që çdo e drejtë e fituar të fshihet në pak sekonda me një deklaratë, apo me një laps nga individë autoritarë. Mjafton të shikojmë se shtete që sot janë në çatinë e vendeve më të përparuara, të pasura, të zhvilluara, nuk është se kanë qenë të kollajshëm apo zemërgjerë sa herë është folur për të pasur gra me të drejta të barabarta në shoqëri.
8 Mars