Politikë

Hapja e 4 kutive në Vlorë rrëzon alibinë, gjenden fletët e votimit të papërdorura! PD nuk bindet, nesër në Vaqarr do verifikohen 233 kutitë e tjera

Pretendimi i Partisë Demokratike se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura në 11 maj, u rrëzua sot në KQZ. Pasi u hapën 4 kuti të Vlorës, fletët u gjendën brenda. Komisionerët gabimisht kishin shkruar zero fletë të papërdorura në procesverbal. Mirëpo, PD përdori dy anëtarët e saj në KAS për ta zgjeruar hetimin, në 233 qendra votimi, hetim i cili do të bëhet në magazinat e KQZ.

4 Qershor, 12:05