Politikë

‘Lufta' për mandatin/ Kandidatja e Lapajt, e renditur para Zeqir Kordhonit në listën e mbyllur, ndryshon mendje: E gatshme të bëhem deputete

Kleana Xhuveli, kandidate e Adritik Lapajt në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë në Tiranë, e cila është renditur para Zeqir Kordhonit, ka vendosur të tërhiqet nga vendimi i mëparshëm i dorëheqjes. Vendimi i Xhuvelit vjen pas paralajmërimit të Lapajt se në rast se mandati i deputetit nuk do të kalojë në listë të hapur, atëherë atë nuk do marrin dot Shabani apo daja i tij. Lista e mbyllur e kandidatëve për deputetë më 11 maj, për Qarkun Tiranë, ishte një ndërthurje 50-50 e njerëzve të Lapajt e Shabanit.

17 Korrik, 15:24