Politikë

Qendra e pritjes së emigrantëve në Lezhë, Meloni: Kemi hasur në vështirësi të ndryshme operacionale, hapen javët e ardhshme

Në një prononcim për mediat, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka folur rreth kampit të emigrantëve në Gjadër, i cili u përfol se do të hapet më 1 shtator. Meloni shprehet se kampi do të jetë i gatshëm në javët në vijim, por nuk specifikoi një datë duke theksuar problemet e shumta që janë hasur gjatë zbatimit të projektit. Sakaq, ajo e vuri rëndësinë tek impakti që do të ketë ky kamp edhe për shtete të tjera duke qenë mjaft inovativ.

30 Gusht 2024, 22:14