Moti i keq/ Vlora nën ujë, 3 orët e frikës dhe kolapsit! Përmbyten rrugë, lagje, qendra historike e spitali! Dëme në biznese e banesa! 33 familje të evakuuara! Kryetari i bashkisë: Situata ishte alarmante! Ushtria në ndihmë
Si asnjëherë me parë Vlora u gjend këtë të premte nën pushtetin e ujit. Prurjet e shiut të dendur shkaktuan shpërthimin e kanalit të ujërave të larta dhe uji vërshoi nëpër rrugë e lagje duke dëmtuar biznese dhe shtëpi. 33 familje u evakuuan ndërsa qyteti mbeti pa drita. Familjet e shpëtuara u akomoduan në konviktit. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha i kërkon ndjesë banorëve:Me natyrën nuk bëjmë dot garë!
4 Tetor 2024, 15:56