Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në Korçë, asgjësim 170 krerëve në Devoll! Latollari: Karantinim veterinar zonës, s'ka vatra të tjera (VIDEO)
Konfirmohet vatra e parë e murtajës në qarkun Korçës, konkretisht në fshatin Shuec të Devollit. Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), e njohur edhe si Peste des Petits Ruminants, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kafshët e imta, kryesisht delet dhe dhitë. Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar shpjegon se u morën masa me karantinim dhe asgjësim. Pamjet e izolimit të vatrës së infektuar
13 Qershor, 13:39