Sociale

Reshjet e dendura të borës bllokojnë qarkullimin në Rrugën e Kombit! Tre aksidente në segmentin Thirr-Fan-Reps, kompania 'Salillari' e papërgatitur (VIDEO)

Reshjet e dendura të borës në zonën e Fanit në Mirditë, kanë krijuar vështirësi në qarkullim, duke sjellë probleme edhe në Rrugën e Kombit. Janë shënuar 3 aksidente në aksin Fan-Reps të Rrugës së Kombit. Kompania Salillari që mirëmban këtë segment, është gjetur e papërgatitur. Në orët e para të mëngjesit janë shënuar dy aksidente zinxhirë, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër ka dalë nga rruga. 

17 Shkurt, 07:21