-
Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor "Qukës-Prrenjas".
23 Qershor, 13:59 -
Banesa në Gramsh përfshihet nga flakët, ende nuk dihen shkaqet (VIDEO)
23 Qershor, 08:50Një banesë në Gramsh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Nga pamjet e siguruara shohim se kemi dëme të konsiderueshme materiale
-
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, përplasen kokë më kokë dy automjete në Qukës! 3 persona përfundojnë të plagosur
22 Qershor, 18:22Në aksin Librazhd-Prrenjas, pranë fshatit Qukës, dy automjete u përplasën kokë më kokë. Një prej tyre rezulton të jetë taksi. Tre persona përfundojnë të plagosur.
-
Zjarr i madh në afërsi të varrezave të Elbasanit, flakët iu afruan edhe banesave! Zjarrfikësit e shuajnë vatrën në kohë (VIDEO)
22 Qershor, 17:14Një vatër e madhe e zjarrit është shfaqur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Elbasanit. Flakët dhe tymi janë parë në zonën e varrezave publike të qytetit. Forca të shumta zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, me ndihmën e banorëve pengohet përhapja e tyre drejt shtëpive dhe flakët u shuan në mbrëmje
-
I morën me dhunë celularin 31-vjeçarit në Elbasan, një i arrestuar dhe një në kërkim
21 Qershor, 13:08Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili ka vjedhur një aparat celular në bashkëpunim me një person tjetër i cili është shpallur në kërkim.
-
VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Belsh e Dumre, uji vërshoi në rrugë! Bashkia: Zonat e prekura janë kthyer në normalitet
20 Qershor, 15:15Pas orës 14:00 të kësaj të premteje, Belshi dhe zona e Dumresë janë përfshirë nga një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu e breshëri të shoqëruara me erë të fortë. Moti ekstrem ka sjellë pasoja serioze në infrastrukturë dhe ka paralizuar qarkullimin në disa rrugë të qytetit.
-
Elbasan/ Alkooli 'merr më qafë' shoferin pa patentë, zbulohet se ishte i kërkuar për drogë, arrestohet 32-vjeçari! I dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3,4 vite burg
20 Qershor, 14:00I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 40 muaj burg, kapet teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, 32-vjeçari. Do hetohet nga Prokuroria e Elbasanit për drejtim mjeti pa dokument e falsifikim, teksa pritet të vuajë edhe izolimin në Tiranë për dënimin e gjykatës
-
Peqin/ Djali e denoncoi të humbur, 84-vjeçari gjendet pas disa orësh kërkime i mbytur në kanalin vaditës pranë banesës!
20 Qershor, 12:04Ditën e djeshme djali 38-vjeçar kërkoi ndihmën e policisë, ngjarja e rëndë në fshatin Fatishë. Nga hetimet paraprake rezulton aksidentale, viktima vuante nga skleroza
-
VKM/ 2.4 mln € për të larë detyrimet e ndërmarrjeve ushtarake, paguhen borxhet e Mjekësit, Uzinës së Gramshit e Poliçanit
19 Qershor, 18:05Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj të tretëve të tre ndërmarrjeve shtetërore ushtarake: Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan.
-
Bllokim i përkohshëm qarkullimi në Belsh, zhvillohet ‘Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025’, policia publikon orarin e kufizimeve
19 Qershor, 17:41Nesër në Belsh do të zhvillohet 'Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025', një aktivitet çiklistik me rëndësi kombëtare. Për garantimin e sigurisë, Policia e Shtetit ka njoftuar kufizim të përkohshëm të qarkullimit rrugor nga ora 09:00 deri në 12:00 në disa akse kryesore të zonës.
-
Elbasan/ Punëtorja e moshuar aksidentohet në firmën e materialeve të ndërtimit dhe përfundon te Trauma, arrestohet drejtuesi teknik i kompanisë
19 Qershor, 12:43Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariat arrestuan në flagrancë për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 47-vjeçarin me detyrë drejtues teknik në një firmë për prodhimin dhe tregtimin e materialeve të ndërtimit, në fshatin Bradashesh
-
‘Plumbi i artë’/ SPAK mbyll hetimet për fraksionin me 11 të pandehur! Mes të akuzuarve Suel Çela, Martinaj, Çapja, Çela e Festim Qoli
19 Qershor, 11:54Rrëfimet e Dumanit dhe Alibejt i japin fund fashikullit tjetër të dosjes voluminoze, zbardhen të paktën 4 vrasje dhe krime në mbi një dekadë. Nga ekzekutimi i nënë e bir, Elvis e Fatmira Deda, te eliminimi i Dorjan Shkozës, Anxhelo Avdisë e Emiljano Ramazanit. Të pandehur edhe: Kamber Mehja, Eljo Bitri, Dine Çami, Tom Qorri, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika. Dosja u veçua pasi janë të gjithë në kërkim. KLGJ caktoi gjyqtarin Kujtim Vranici të Gjykatës së Tiranës për seancën paraprake, pasi ishin konsumuar gjyqtarët e GJKKO-së
-
Kishte kultivuar 150 fidanë kanabis, arrestohet një person në Librazhd
19 Qershor, 10:00Një person në Librazhd ka rënë në prangat e policisë pasi kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë kanabis sativa.
-
U arrestua për llogari të Interpol Romës pas dënimit me 7 vite burg, media italiane zbulon se 50-vjeçari nga Elbasani përdhunoi ish-gruan
18 Qershor, 19:00Ndërsa Interpol Tirana po punon me homologët e saj të Romës për ekstradimin e 50-vjeçarit, zbulohet edhe se ndaj kujt e kishte kryer krimin seksual dhe dhunën e përsëritur nga viti 2005-2010. Kërkohej prej vitit 2016, u fsheh në Shqipëri pas dëbimit dhe u dënua në mungesë nga Gjykata e Sienës
-
Elbasan/ Pjesë e grupit që shiste makinat e marra me qira, kapet në arrati 40-vjeçari! I kanë mbetur edhe 8 muaj burg për të vuajtur (EMRI)
18 Qershor, 14:26Operacioni në vitin 2023 në Elbasan, të akuzuar në dosje edhe dy persona të tjerë. 40-vjeçari ishte liruar, teksa procesi gjyqësor kavijuar dhe Apeli i Tiranës i ka dhënë 2 vite burgim me formë të prerë. Do vuajë pjesën e mbetur të dënimit
-
Gramsh/ Po shkonte drejt kanioneve të Skraparit, plagoset aksidentalisht turisti 33-vjeçar gjerman
18 Qershor, 11:57Një turist 33-vjeçar gjerman aksidenohet në kreshtat e kanioneve të Skraparit, teksa përpiqej të kalonte nga zona administrative e Gramshit nëpërmjet rrugëve rurale që lidhin me rrethin fqinj, në zonën e malit të Tomorit
-
Zjarri në ‘mushkëritë’ e Elbasanit, shkak 'dora e Zotit'! Policia: ‘Faji’ i qirinjve, u ndezën në vendin e shenjtë në Krastë
18 Qershor, 11:38Ky është konkluzioni paraprak i ekspertëve piroteknikë, teksa flakët u shuan edhe me ndërhyrjen e forcave të Ministrisë së Mbrojtjes. Por autori mbetet ende i panjohur, teksa dyshohet se një prej qirinjve ose është rrëzuar, ose shkëndija e tij prej erës i ka vënë zjarrin. Nën akuzë dhe një 48-vjeçar në Gramsh, dogji tokën pasi i vuri zjarrin barishteve
-
Rinumërimi i votave në Elbasan, ministri Mazniku në Report Tv: Pa asnjë ndikim në rezultat, 'treni bullgar', justifikim i PD për humbjen në zgjedhje
17 Qershor, 20:19Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se problematikat nga rinumërimi në Elbasan kanë qenë të vogla dhe nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Ai tha se rinumërimi i votave po përdoret si alibi nga PD për humbjet që mori në zgjedhjet e 11 majit.
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht: Kam kryer shumicën e dënimit
17 Qershor, 14:49Arbër Paplekaj, ish-efektivi i RENEA-s i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani, ka kërkuar lirimin me kusht nga qelia në Gjykatën e Durrësit. Xhuvani, u vra më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare
-
Rama prezanton skuadrën fituese të Elbasanit për Shqipërinë 2030 në BE
17 Qershor, 11:36Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Elbasan në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian
-
Elbasan/ Tentoi të vriste biznesmenin duke i vendosur 1 kg tritol në makinë, arrestohet Astrit Sinanaj
14 Qershor, 14:22Astrit Sinanaj, i cili tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 duke i vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4, ka rënë në prangat e policisë.
-
Sula për Report Tv: Devijimi i votës së kandidatëve të PD-së me urdhër nga lart! Socialistët po luten te Kisha e Laçit që ‘lakejtë’ të mos ikin nga Berisha
13 Qershor, 19:01Deputeti Dashnor Sula analizon gjendjen e selisë blu në emisionin 'Studio Live' pas zgjedhjeve dhe fenomenin e devijimit apo orientimit të votës së kandidatëve brenda partisë. Mendon se problemi kryesor në PD janë njerëzit ‘servilë’ që i rrinë vërdallë Sali Berishës dhe e kanë katandisur partinë në një farsë, e cila rrezikon më tej të kthehet edhe në një shtojcë opozitare nëse vijon kështu. Deputeti: Edhe mua m'i morën votat në Elbasan më 2013-ën brenda PD-së, dhe ia dhanë kandidatit të PR-së!
-
Mbyllet Kampionati Kombëtar i Atletikës, askush si Luiza Gega dhe Franko Burraj! Shkodrani vendos rekord të ri kombëtar
13 Qershor, 13:34Në garën e 200 metrave dominoi Franko Burraj i Vllaznisë, i cili e mbylli me kohën 21.03 sekonda, me rekord të ri kombëtar.
-
Elbasan/ Vodhi në seri çantat e tre punonjëseve të spitalit dhe një dyqan, ‘Skeda’ prangos 40-vjeçarin me precedentë! Kamerat e sigurisë e tradhtuan (VIDEO)
13 Qershor, 11:17Policia vendore bëri sot me dije se ka zbardhur 4 vjedhje në seri të ndodhura më 11-12 qershor, ku një prej ngjarjeve është bastisja e një dyqani ku janë marrë edhe pajisje elektronike
-
Në kërkim të provave për ‘farsën’, dy anëtarët e PD në KAS vendosin hapjen e kutive në Gramsh dhe Peqin
13 Qershor, 10:46Dy anëtarët e PD në KAS vendosën hapjen e kutive në Gramsh dhe Peqin. Elvis Çefa: Nga pamjet filmike ka dyshime për parregullsi në votim. Javën tjetër do rinumërohen votat e Tiranës, Fierit dhe 257 kuti të Durrësit.
-
Problemet me ujin e pijshëm, Ujësjellësi i Elbasanit apel qytetarëve: Mos e shpërdoroni gjatë verës, shkelësit do ndëshkohen
12 Qershor, 15:45Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Elbasanit apelon ndaj qytetarëve që të mos e shpërdorojnë ujin gjatë sezonit veror, ku rritja e temperaturave dhe punimet në rrjet ndikojnë edhe në furnizim. Kurse në terren, do të operojë Task-Forca me anë të kontrolleve dhe masave ndëshkimore në gjoba, nga ndërprerja e furnizimit, deri tek procedimi. Jo më larje oborresh, makinash e rrugësh me ujin e pijshëm
-
I dënuar në Itali për plagosje, dhunë në familje e përdhunim, arrestohet në Elbasan 50-vjeçari (EMRI)
12 Qershor, 11:17Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 47”. Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit.
-
E rëndë në Peqin/ Trupi i 6-vjeçarit gjendet i mbytur në lumin Shkumbin! Gjyshja e kishte denoncuar humbjen tre orë para
11 Qershor, 11:15Trupi i një 6-vjeçari u gjet i pajetë buzë lumit, në rrjedhën e Shkumbinit, në lagjen "Çezmë" mbrëmjen e djeshme, teksa dyshimet e para janë për një ngjarje aksidentale. Para gjetjes së vogëlushit, rreth orës 19:50, gjyshja e të miturit D.A., ka njoftuar dhe denoncuar se prej tre orësh i kishte humbur nipi i saj
-
VIDEO/ ‘Treni i ri bullgar’ i zbuluar nga PD, kaloi para syve të komisionerëve demokratë! Rreziku i një blofi tjetër të Berishës
10 Qershor, 19:01Sali Berisha publikoi sot një tjetër video që, sipas tij, dëshmon manipulimin e procesit zgjedhor përmes ‘trenit bullgar’, edhe kësaj radhe në një qendër votimi në Peqin. Video e servirur për mediat ngre shumë pikëpyetje. Skena zhvillohet hapur, në sy të komisionerëve të PD.
-
Librazhd/ Tentoi të vriste fqinjin duke e djegur me benzinë, arrestohet 75 vjeçari (EMRI+VIDEO)
10 Qershor, 13:45Një ngjarje e rëndë, është regjistruar në qytetin e Librazhdit. Një 75-vjeçar tentoi të vriste duke e djegur me benzinë fqinjin, gjatë një sherri
-
Siguria ushqimore te Shëndetësia! PD: Helmimi në Gramsh kambanë alarmi, reformim AKU-së
9 Qershor, 15:55Në Komisionin e Shëndetësisë u miratua projektligji për 'Shëndetin e Kafshëve', ndërsa opozita kërkoi reformimin e AKU-së dhe ndarjen nga Ministria e Bujqësisë për shkak të konfliktit të interesit. Debatet u nxitën nga rasti i helmimit me salmonela në një kopsht në Gramsh, që sipas opozitës përbën një kambanë alarmi për sigurinë ushqimore.