Ekonomi

Evazioni ‘godet’ xhepat, 80% e pensioneve të reja të pjesshme, nuk arrijnë as 20% të pagës mesatare! Shkak puna në "të zezë" dhe pagat e nëndeklaruara

Informaliteti po godet xhepin e moshës së tretë. Shifrat zyrtare të siguruara nga Report TV tregojnë se nga 40 mijë pensione që u lidhën gjatë 2024-ës, rreth 80% ishin të pjesshme pasi nuk ishin plotësuar vitet e punës. Ndërkohë nëndeklarimi i pagave po bën që pensionet të dalin gjithnjë e më të ulta.

8 Prill, 15:41