Ekonomi

Eksportet ‘Made in Albania’ arritën në vlerën 1.6 mld euro, shitëm më shumë ushqime e lëndë djegëse! INSTAT: Importet ranë

Bizneset shqiptare kanë shitur 1.6 miliardë euro produkte shqiptare në 5-mujorin e parë të këtij viti duke u rritur me 2.1% në raport me vjet. Në raportin e INSTAT thuhet se kontribut pozitiv kanë dhënë eksportet e energjisë, lëndëve djegëse dhe të produkteve ushqimore. Ndërsa importet u ulën gjatë kësaj periudhe.

17 Qershor, 17:28