Buxheti do rishikohet për herë tretë në dhjetor, Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mld lekë për të likuiduar fermerët që kanë aplikuar për Skemën Kombëtare
Fondet e caktuara për Skemën Kombëtare të Bujqësisë nuk janë të mjaftueshme për të financuar të gjithë fermerët që kanë aplikuar për mbështetje. Ministria e Bujqësisë thotë se me fondet që kanë në dispozicion janë mbuluar vetëm 60% të aplikimeve të blegtorëve e bletarëve. Për këtë arsye është kërkuar fond shtesë prej 2 miliardë lekësh nga Ministria e Financave me rishikimin që do pësoj bujqësi në dhjetor.
13 Nëntor 2024, 16:04