SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
Afro 16 mijë biznese të mëdha shqiptare fituan mbi 3.4 miliardë euro gjatë vitit të kaluar, ku sektori me fitimin më të lartë ishte ai i shërbimeve ku bën pjesë turizmi. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se vetëm sektori i shërbimeve kishte fitim 1.1 miliardë euro ndjekur nga prodhimi me 936 milionë euro fitim.
9 Nëntor 2024, 18:27