Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mln euro garanci sovrane për fermerët! Sektori më i nënfinancuar punëson mbi 565 mijë persona
Ministria e Bujqësisë ka kërkuar nga financat një fond prej 2 milionë euro për vitin 2025, për tu përdorur si garanci sovrane për fermerët. Ky financim kërkohet për të mbështetur fermerët që të marrin kredi nëpër banka me kushte të lehtësuara, me normë interesi të favorshme dhe shteti del garant. Aktualisht bujqësia është sektori më pak i kredituar nga bankat në vend.
21 Shtator 2024, 07:44