Ekonomi

Shmangie e fatkeqësive natyrore, 1.3 mln euro do të shpenzohen për rehabilitimin e 5 digave në vend

Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për të rehabilituar 5 diga në vend. Projektet që do të financohen në vlerën 1.3 milionë euro janë në bashkitë Rrogozhinë, Lushnjë, Dropull, Mat dhe Tropojë. Këtë vit pritet të nisë edhe projekti i Bashkës Botërore me vlerë 1.6 milionë euro për kryerjen e studimeve të fizibilitetit për sigurinë e digave në Shqipëri.

4 Mars, 19:29